Veseli takon presidentin e Gjermanisë, e fton ta vizitojë Kosovën

Berlin | 17 Tet 2018 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar në Berlin me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili ia ka rikonfirmuar mbështetjen e Republikës Federale Gjermane për Republikën e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli dhe presidenti gjerman diskutuan për zhvillimet në Kosovw dhe të ardhmen evropiane të vendit, sipas një njoftimi për medie. “Ndërkaq presidenti gjerman shprehu mbështetjen e plotë të Berlinit zyrtar në të gjitha fushat”.

Presidenti Steinmeier, i cili cilësohet si mbështetës i fuqishëm i shtetit të Kosovës, në bisedë me kryeparlamentarin Veseli tha se i ndjekë me vwmendje të veçantë zhvillimet në Kosovë.

Kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli e ka ftuar Presidentin e Gjermanisw për vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa ai e siguroi se së shpejti do ta vizitojë Republikën e Kosovës.

Të ngjashme