Votat e deputetëve të LDK-së nga 62 për qind e vendvotimeve

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, LDK’ja pësoi një rënie të thellë, duke dalë e treta për nga numri i votave. E para ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila u pasuar me PDK’në.

Gazeta Express ka siguruar listën ku shihet numri i votuesve për 13 deputetë të LDK’së. Këto janë votat nga 62 për qind të vendvotimeve.

I pari është kandidati për kryeministër i LDK’së, Avdullah Hoti me 40 mijë e 636, pastaj Kujtim Shala me 18 mijë e 280, ndërsa i treti radhitet Lumir Abdixhiku me 14 mijë e 475 vota.

Listës i bashkohet edhe Anton Quni me 8 mijë e 300 vota, Armend Zemaj me 7 mijë e 144 dhe Agim Veliu me 7 mijë e 120.

I 8-ti në këtë listë është Behgjet Pacolli me 6 mijë e 803, pastaj Besjan Mustaga me 5 mijë e 668 si dhe Arben Gashi me 5 mijë e 668.

Krejt në fund është Ekrem Hyseni më 5 mijë e 139 vota.

Pra, kjo është lista që Gazeta Express ka siguruar për 13 kandidatët për deputetë të LDK’së, që kandiduan në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të ngjashme