VV-ja kërkon debat parlamentar për dënimin e aktivistëve dhe Astrit Deharin

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 14:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të dorëzojë në kuvend një kërkesë për debat parlamentar për dënimin e katër aktivistëve të kësaj lëvizje si dhe siç thonë ata, vrasjen e Astrit Deharit.

Sami Kurteshi nga kjo lëvizje në një konferencë për media ka thënë se katër aktivistët e tyre po mbahen padrejtësisht në burg.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk do të pushojmë asnjëherë për të kërkuar drejtësi për aktivistët e dënuar dhe vrasjen e Astrit Deharit”.

“Mendojmë se është një fakt i pamohueshëm dhe ka ardh momenti që ky fakt – gjuajtja e parlamentit me predhë të identifikohen kryerësit e vërtetë”, është shprehur ai.

“Është bërë përpjekje të mbulohen fajtorët e vërtetë. Ne si Lëvizje Vetëvendosje jemi të vendosur as nuk frikësohemi dhe as nuk lodhemi e as s’do të ndalemi për të kërkuar drejtësi ligjore në këtë vend”, ka pohuar Kurteshi.

Ai ka thënë se dënimi ndaj aktivistëve është i motivuar politikisht.

Të ngjashme