Zëdhënësi i Qeverisë i përgjigjet Hazirit për “listën e zezë” të vizave amerikane

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, mbrëmë tha se Kabineti i Qeverisë Kurti ishte në listë të zezë sa iu përket vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E për këto deklarata të Hazirit ka reaguar zëdhënësi i Ëqeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka shkruar në Facebook se deklaratat e Hazirit nuk qëndrojnë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit Kryetar i Komunës së Gjilanit, z. Lufti Haziri,

“Kabineti i Qeverisë Kurti, pjesë e së cilit, i kujtojmë z. Hazirit se janë edhe ministrat nga LDK-ja, nuk ka kufizime të tilla. Ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për më tepër Kryeministri Kurti veçse ka vizë amerikane valide”, ka shkruar Kryeziu.

Nënkryetari i LDK’së ka thënë se kabineti i Qeverisë Kurti është në listë të zezë sa u përket vizave nga SHBA.

“I gjithë kabineti ka qenë, është nën kufizime, dhe ministrat e kabinetit janë në listë të zezë, që nuk marrin viza, nuk mund të marrin viza udhëtimi për në Amerikë”, ka thënë Haziri mbrëmë në një intervistë për Reporterin.

Të ngjashme