Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, tha se Shtetet e Bashkuara janë pajtuar t’i shesin Varshavës sisteme Patriot të mbrojtjes raketore.
Macierewicz tha se memorandumi për marrëveshjen është nënshkruar menjëherë pas arritjes së presidentit amerikan, Donald Trump, në Varshavë, për një samit të liderëve të Evropës qendrore dhe lindore, transmeton REL.
“Më vjen mirë që mund ta jap këtë informacion në ditën e vizitës së presidentit Trump në Varshavë”, tha Macierewicz.
Në muajin mars, Polonia ka thënë se pret që të nënshkruajë marrëveshjen prej 7.6 miliardë dollarësh për blerjen e tetë sistemeve Patriot nga firma amerikane Raytheon deri në fund të vitit.
Sistemi Patriot zbulon, sulmon dhe shkatërron raketat hyrëse.