Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka pritur në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë takim është diskutuar për rifillimin e dialogut me Kosovën.
“Takim i kënaqshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku diskutuam rëndësinë e rifillimit të dialogut me Kosovën dhe reformat e nevojshme që i duhen Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ne jemi të gatshëm të mbështesim në të dyja drejtimet”, ka shkruar në Twitter sekretari Pomepo.
Ndryshe ditë më parë, sekretari i Shtetit ka takuar edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku poashtu temë diskutimi ishte çështja e dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.