Vuçiq kollitet rëndë gjatë konferencës për media, thotë se shumëkush do të gëzohej të ishte Coronavirusi

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vucic sot u kollit shumë pasi piu ujë.

Ai u kollit për më shumë se dhjetë sekonda dhe ky ishte një çast i mundimshëm për të, transmeton Telegrafi.

Vuçiç tha se ai u kollit vetëm pasi pinte ujë.

“Unë vetëm u kollita, për të mos u shqetësuar, nuk është coronavirusi. E di se shumë do të ishin të lumtur nëse do të ishte një coronavirus, por nuk është”. tha ai.

Deri më tani, 12 raste të infeksionit me coronavirus janë raportuar në Serbi, dhe janë futur në karantinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme