Pompeo do të vizitojë gjatë shkurtit disa vende të Evropës

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mes datave 11-15 shkurt do të vizitojë Hungarinë, Sllovakinë, Poloninë, Belgjikën dhe Islandën.

Zëvendës zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Robert Palladino, bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me vizitën e kreut të diplomacisë amerikane në Evropë.

Sipas deklaratës, Pompeo më 11 shkurt do të vizitojë kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ku do të takohet me zyrtarë të lartë përfshirë edhe kryeministrin e vendit.

Ai më pas më 12 shkurt do të kalojë në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë përfshirë edhe presidentin.

Të njëjtën ditë Pompeo do të kalojë në Varshavë dhe do të takohet me homologun polonez.

Më pas sekretari amerikan i Shtetit do të shkojë në Bruksel, ku do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, për të biseduar tema të ndryshme përfshirë Venezuelën.

Vizita e fundit gjatë turneut është kryeqyteti i Islandës, Reykjavik, me të cilën më 15 shkurt do ta përfundoj vizitën në vendet evropian dhe do të kthehet në SHBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme