Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë të mërkurën se Koreja Veriore duhet të përkushtohet për shkatërrimin e programit të armëve, duke shtuar se përpjekjet për denuklearizimin e Phenjanit janë ende në “hapat fillestarë” dhe rezultatet ”nuk dihen”.
“Ne jemi të përkushtuar për shkatërrimin e pakthyeshëm dhe të përjetshëm të programit të armëve në Korenë Veriore dhe atë pa u vonuar”, ka shtuar tutje ai.
Pompeo i ka bërë këto deklarata në Uashington në ceremoninë e betimit si Sekretar amerikan i Shtetit.