Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Mike Pompeo, sot do të udhëtojë për në Bruksel.
Siç ka njoftuar Departamenti i Shtetit, ai do të takohet me zyrtarët evropianë dhe temë e bisedimeve do të jetë çështja e Iranit, shkruan Reuters.
Javën e kaluar, vendet e BE-së kanë thënë përmes një qëndrimi të përbashkët se ato do të refuzojnë “ultimatumet” e Iranit dhe kanë ftuar këtë vend që të vazhdojë angazhimet sipas ‘Marrëveshjes së Iranit’.
Kjo pasi ky shtet ka thënë se planifikon që të tërhiqet “prej disa angazhimeve” nga marrëveshja.
Kjo ka ardhur pasi që presidenti i Amerikës, Donald Trump vuri sanksione për sektorët iranian si të hekurit, çelikut, aluminit dhe bakrit.
Pompeo kishte planifikuar që këtë të hënë të udhëtojë për në Moskë por që ka anuluar këtë. Të martën ai do të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.