Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, ka thënë se me vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, janë shpëtuar qindra apo mijëra amerikanë.
Në një intervistë për Fox News, ai gjithashtu tha se ky sulm i porositur nga presidenti Donald Trump, potencialisht ka shpëtuar edhe shumë jetë të europianëve dhe se “aleatët europianë nuk duket se e kuptuan atë që Soleimani po përpiqej ta rrinte.
“Kam shpenzuar dy ditë të fundvitit duke biseduar me partnerët rajonalë, duke ndarë me ta atë që po bënim, pse po e bënim atë, duke kërkuar ndihmën e tyre”.
“Pastaj kam biseduar me partnerët tanë në vende të tjera; sinqerisht europianët nuk kanë qenë aq të dobishëm sa unë dëshiroj që ata të jenë”.
“Britanikët, francezët, gjermanët dhe të gjithë duhet ta kuptojnë rëndësinë e asaj që bëmë, atë që bënë amerikanët shpëtuan jetë edhe në Europë”.
Kujtojmë se të premten (03.01.2020), gjatë një sulmi ushtarak të organizuar nga forcat amerikane në Bagdad të Irakut, është vrarë gjenerali famëkeq i Iranit, Qasem Soleimani – gjë që ngjalli reagime të shumta.