Ponosh: Kosova është gjithnjë e më larg Serbisë

Prishtinë | 19 Pri 2023 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Lëvizjes së Qendrës Serbe (SRCE), Zdravko Ponosh, duke folur me rastin e dhjetëvjetorit të Marrëveshjes së Brukselit, ka thënë se serbët dhe shqiptarët sot nuk janë më afër se sa ishin dhjetë vjet më parë, kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit, e cila ndër të tjera parashikon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova është gjithnjë e më larg Serbisë.

Ponosh ka deklaruar për gazetën serbe “Danas” se Marrëveshja e Brukselit ishte dorëzimi i parë në realizimin e premtimeve të Vuçiqit se “do ta zgjidh çështjen e Kosovës”.

“Kjo e kualifikoi atë që Perëndimi ta shikojë mes gishtave për gjithçka tjetër që ka bërë më vonë, duke mbytur demokracinë në Serbi dhe duke e devijuar atë nga rruga e integrimit evropian”, ka thënë Ponosh.

Ai ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dorëzuar gjithçka që i është kërkuar që atëherë e deri më tani, ndonjëherë me vonesë, por rregullisht me komplote melodramatike, me kërcënime me armë, duke iu referuar “besëlidhjes kosovare” dhe duke bërë gjoja sakrifica personale.

“Në këmbim, Serbia dhe serbët në Kosovë nuk morën asgjë”. Serbët në veri të Kosovës u vendosën në një geto nën administrimin e degës së kriminalizuar të Partisë Përparimtare Serbe. Veriu i Kosovës është kthyer në një strehë të sigurt për krimin e organizuar, të gjitha llojet e kontrabandës, minierat ilegale të kriptovalutave në kurriz të të gjithë qytetarëve të Serbisë të cilët paguajnë energjinë elektrike të shpenzuar. Serbët në jug të Ibrit janë lënë në fatin e tyre dhe në teket e pushtetit kosovar”, ka thënë Ponosh.

Të ngjashme