Ponte dhe Bashkimi kërkojnë biletat për gjysmëfinale

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Plejmejkeri amerikan, Elliott Cole, është i bindur se Ponte Prizreni do të kualifikohet në gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Cole insiston se do të bëjë të pamundurën t’i ndihmojë ekipit edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Rahovecit, që luhet të premten (sot, 19:00) në Prizren. Skuadra që shënon dy fitore në këtë fazë, do të kalojë në gjysmëfinale.

Ponte Prizreni prinë 1:0 ndaj Rahovecit, pasi e mposhti të mërkurën mbrëma me trepikëshin e plejmejkerit Cole në sekondën e fundit – 71:70, shkruan sot “Koha Ditore”. Në të vërtetë, kjo ndeshje zgjati dy ditë, pasi dy çerekë u zhvilluan të martën dhe dy të tjerë të mërkurën.

Arsyeja për këtë ishte thyerja e tabelës në palestrën e Rahovecit nga basketbollisti i Ponte Prizrenit, Qëndrim Ajazaj, gjatë nxehjes mes dy pjesëlojëve.

“Fitorja dramatike në ndeshjen e parë na ka motivuar edhe më shumë për ndeshjen e dytë, që e luajmë në shtëpi. Besoj se edhe këtë ndeshje do ta fitojmë, pasi në Rahovec kemi treguar lojë të mirë dhe kemi fituar me meritë. Jemi vetëm një fitore larg gjysmëfinales, të cilën besoj se do ta arrijmë në Prizren”, është shprehur Cole për gazetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme