Kur nazistët filluan t’i vihen pas gjyshit tim hebraik gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai e mori një vendim jetësor: iku nga Ukraina në Varshavë, ku askush nuk e njihte dhe ku do ta kishte më të lehtë të zhdukej.
Kur mbërriti në kryeqytetin polak, e para gjë që pa qe një grua tek shiste bukë në Central Station, mu përpara një posteri që e kërcënonte me vdekje këdo që e bënte një punë të tillë, transmeton Koha Ditore shkrimin e BBC.
Në memoaret e tij “One Chance in a Thousand”, ai thotë se derisa ukrainasit i ndjekin urdhrat pa i diskutuar, populli i Varshavës duket se i shpërfill. Për të, ky ballafaqim ishte shembull i aftësisë madhështore të një qyteti për t’u shtyrë – që i bie, t’i kryejë punët në mënyra gjysmëligjore apo jo krejtësisht të ndershme.
Në fakt, populli i Varshavës – apo varsovianët (siç njihen ndryshe varshavasit – nuk mërzitet shumë për rregulla e rregullime, dhe gjuha polake ka madje disa fjalë për ta përshkruar këtë dukuri.
Cwainak, që do të thotë “ngutje”, është mënyra më e parapëlqyer për t’iu referuar dikujt që gjithnjë përpiqet ta manipulojë sistemin. Është po ashtu edhe fjala kombinowac (skema apo komploti); swaniakowac (që i referohet dikujt që është dinak); dhe zalatwic (që mund të përkthehet “t’i kryejmë punët”, rëndom ndërlidhet me sharmin apo mënyrat ilegale).
Dhe ndonëse aftësia për ta anashkaluar sistemin, për t’i kryer punët, nderohet lart në vend, siç e thotë edhe kënga polake e Stanisław Grzesiuk më 1963, shtyrja e Varshavës njihet për banorët si përparësia më e madhe e tyre.
Qyteti i rezistencës
Ani pse ky mund të tingëllojë si një etiketim i çuditshëm, prapëseprapë është lartësuar dhe shihet si domosdoshmëri.
“Fjala ‘cwaniak’ ka pasur kuptim pozitiv”, shpjegon Martyna Goździuk, një cicerone nga Varshava dhe kryetare e Fondacionit Gwara Warszawska. “Ishte përdorur për ta përshkruar dikë që mund t’u bëjë ballë sfidave të jetës”.