Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar një listë të kombeve që konsumojnë më tepër pije alkoolike.
Sipas të dhënave të OBSh-së, lituanezët janë populli që pinë sasitë më të mëdha të alkoolit, me një mesatare vjetore prej 18.2 litra alkool të pastër për banor.
“Shkak për këtë situatë është pesimizmi i popullit të Lituanisë”, thotë një psikolog, sipas të cilit jeta nuk është aq e keqe, por kemi një zakon që mërzinë e mbysim me alkool.
Qeveria lituaneze po përpiqet t’i japë fund kësaj dukurie përmes ndalimit të reklamimit të pijeve alkoolike, si dhe taksave dhe akcizave të larta. Lufta kundër alkoolizmit është një nga premtimet kryesore parazgjedhore, të cilat çuditërisht sollën në pushtet koalicionin e partisë së fshatarëve dhe të gjelbërve vitin e kaluar.
Në vitin 1998, qeveria miratoi një strategji me të cilën synonte të ulte konsumin e alkoolit me 25 përqind. Në realitet, konsumi është rritur me 130 për qind. Kohët e fundit, një ligj është miratuar për të rritur moshën minimale nga 18 në 20 vjeç, të personave që u lejohet të nisin alkoolin.
Dvareckas braktisi alkoolin në sajë të një programi 12-hapësh, i ngjashëm me atë të përdorur nga të alkolizuarit në Shtetet e Bashkuara, me mbështetjen e miqve dhe familjes.
Duke dashur të përcjellte atë që mësoi, ai themeloi programin As Esu (Unë jam) në vitin 2009, i cili është një kombinim i takimeve në grup, lutjes dhe terapisë.
Në Lituani në vitin 2015, 732 njerëz, kryesisht meshkuj, vdiqën nga përdorimi i pijeve alkoolike. Ndërsa 76 persona të tjerë u aksidentuan në rrugë nga drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
Shifrat duken të habitshme në vendim me 2.8 milionë banorë, ku për të shkuar në raftin me produkteve blegtorale si qumësht e kos, në një market, duhet të kalosh para rafteve me pije alkoolike.
Ndihma mjekësore për të varurit nga alkooli në Lituani është ende e rrallë, barnat e nevojshme nuk janë në listën e rimbursueshme dhe ka vetëm pesë qendra për rehabilitimin e personave me varësi nga alkooli.