G.K., 50-vjeç, kishte komunikuar me djalin e tij të vetëm në ditën kur u vra. Ai e kishte porositur djalin e tij që të kishte kujdes dhe kur të mbërrinte nga Prishtina në Pejë ta njoftonte, pasi i kishte thënë se ndiheshin të rrezikuar nga Xhevdet Januzaj, tashmë në arrati.
Teksa djali i viktimës rrefeu ngjarjen për Gazetën Express sesi kishte ardhur deri të vrasja, ai tha se në ditën tragjike ka pasur komunikim me babanë e tij, tashmë të ndjerë, i cili i ka kërkuar që kur të mbërrijë në Pejë ta njoftonte me telefon në mënyrë që të dilte për ta marrë.
“Në ditën tragjike kam pas komunikim me babain më ka thënë kur të vish në Pejë, thirrëm në telefon e dal me të marrë se është ka na ruan. Ruju sa të mundesh ka thënë edhe nëpër Prishtine sa të jesh atje. Se ka thënë mos po të vjen atje”, tha ai.
Në ditën kritike për babanë e tij, djali tha se të dy kanë qenë të armatosur, por të atit nuk i ka shkrepur revolja.
“Më ka thënë që po del në qytet me ble do bukë, babi u ulë tani në lokal, ai ka ardhë dhe e ka vra. Edhe babi ka qenë i armatosur, veç babit nuk i ka shkrep alltia. Ata janë kanë në lokal, saktësisht se di qysh ka ndodh rasti. E di qe ka qenë në lokal, dytë i kanë nxjerrë alltiat veç se ai e ka vra babin”, shtoi ai.
Djali tha se vazhdojnë të ndihen të rrezikuar, teksa kërkoi që sa më shpejt dorasi të vihet në pranga.
“Ndihemi të rrezikuar pasi ai ndodhet në arrati. Mbrëmë e kanë çu policinë te banesa me na rujtë. Kanë mujtë me çu ma herët policinë edhe mos me ndodh ky rast.
“Duhet sa më shpejt me ndërmarrë masa, me arrestu dorasin, mos me u ndi ne të tjerët të kërcënuar. Edhe me i marrë senet ma seriozisht, kur të shkon dikush me lajmëru ndonjë kërcënim, e jo me thanë a të ka kërcënu personalisht. Përderisa është një problem me një person edhe të vjen te banesa, për çka po të vjen ai me sakicë. Ajo u kanë kërcënim edhe policia ka thënë se ka drejt me ardhë, deklarata është në polici që babai e ka dhënë me datë 17 maj, rreth orës 22:00”, u shpreh ai për Gazetën Express.
Por si rrjedhi ngjarja që përfundoi me vrasje, djali i viktimës jep verisonin e tij:
“Historia ka ndodhur më 27 dhjetor 2019 kur kujdestari i klasës e ka thirrë motren tem në kabinet të shkollës për arsye me i mbyll notat. Kur ka hy brenda ka tentu me sulmu seksualisht, motra jem ka arritë me ikë prej kabinetit edhe ka ardhë në shtëpi na ka tregu. Ne e kemi denoncu rastin në polici, edhe kur e kemi denoncu atë (dorasin), e kanë marrë në paraburgim veç një muaj. Pas një muaji e kanë lëshu, ka qenë arrest shtëpiak dhe ka dalë edhe gjatë asaj kohe. Pasi u kry gjyqi, ai u dënu me tri vite e gjashtë muaj burgim, por se ka majt asnjë ditë burg edhe pse ka qenë i dënuar. Të hënën më 17 maj, ka nejt gjithë ditën para banesës ka dashtë me na vra, ose mua ose babin dikënd prej neve”, tha Kastrati për Gazetën Express.
Tutje djali i viktimës thotë se dorasi i ka ruajtur me sakicë para banesës, atë dhe babanë e tij.
“Na ka rujtë me sakicë para lokalit, poshtë banesës. Ne nuk jemi kanë kerkush në shtëpi, edhe na kanë tregu kojshija. I kanë thanë babit ruju vetë edhe ruje djalin se gjithë ditën të ka rujtë te banesa poshtë po don me ju vra. Babi u shku e ka denoncu rastin në polici, dhe policia i ka thënë se ky është për momentin i lirë dhe ka të drejt me shku kudo. E kanë pyet se a të kanë kërcënu personalisht, i ka thënë se ku po don më kërcënim sesa me të rujtë te banesa. I kanë thënë se nuk munden me ndihmu kurgjë, përderisa nuk e ka kërcënu personalisht. Nesër me datë 18 maj, babi ka dalë poshtë lokalit te banesa edhe e ka vra me allti të vet”, tha ai për Gazetën Express.