Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri.
Ai tha se këtë vit, u mbyll konteksti që Maqedoninë e ka zhytur 27-vite, njofton Klan Kosova.
Ky është urimi i plotë i tij:
“Të nderuar qytetarët të Republikës së Maqedonisë,
Erdhëm në fund të një viti më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm për vendin tonë. Vit i integrimeve.
Përmes ndërtimit të miqësisë me fqinjin Greqinë, mbyllëm kontekst që Maqedoninë e ka zhytur 27-vite. Zgjodhëm të ardhme, në vend të izolimit.
Sot, shteti ynë është në hap të bëhet anëtarja e 30 e aleancës më të fuqishme në botë, NATO.
Përgatitemi për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, proces përmes së cilit ndërtojmë shtet sipas standardeve evropiane dhe me të cilin bëhemi qytetarë të barabartë me qytetarët e Bashkimit Evropian. Shtetësia konfirmohet vetëm në bashkim me tjerët, e jo në izolim.
Të nderuar qytetarë,
Deri sa e përcjellim vitin 2018, të përgatitemi për momentet e mbushura me gëzim, kënaqësi dhe prosperitet të çdo plani. Bëmë hapa që mundësuan që tani të varen prej nesh.
Të jemi krenarë për këtë.
Për atë edhe pse sfidat janë të mëdha, të zbukurohemi ne të gjithë me guxim, vendosmëri dhe t’i bëjmë realitet të gjitha qëllimet dhe kënaqësitë tona, vend të qetë dhe stabil, me aleatë dhe me anëtarësim në NATO dhe BE.
Në këtë frymë ta përkrahim dhe t’i japim mundësi ëndrrës së gjeneratave tona.
Ju dëshiroj vit të suksesshëm, ekonomik dhe integrues, shëndet të mirë.
Urime Viti i Ri 2019!”.