Tre vjet pasi ”Volkswagen” dhe markat e tjera gjermane të makinave mashtruan në testet e emisioneve të naftës, ”Porsche” vendosi në vitin 2018 që të mos prodhojë më makina me këtë lëndë djegëse.
“Tani nuk do të ketë më makina nafte nga ‘Porsche”, tha shefi ekzekutiv Oliver Blume.
”Porsche” aktualisht nuk prodhon më automjete me diesel, por Blume tha se dëshiron të jetë i qartë se ato nuk janë gjithashtu në horizont.
Edhe pa automjetet e veta me naftë, reputacioni i ”Porsche” ka vuajtur që nga viti 2015 pasi u zbuluar se kompania ”Volkswagen” kishte përdorur programe speciale gjatë testimit për të fshehur se sa ndotnin emetimet e veturave.
‘’Kompania tani dëshiron të përqëndrohet në makina të fuqishme, makina me gaz dhe hibride, duke filluar nga viti 2019, kjo nënkupton gjithashtu automjete thjesht elektrike’’, theksoi kompania.
“Është e rëndësishme për ne që motorët të fokusohen te sportiviteti dhe në të ardhmen, ‘Porsche’ do të jetë më shumë ‘Porsche’ se sa ka qenë në të kaluarën e tij. Do të fokusohemi në performancën dhe efikasitetin”, shtoi ajo.
Skandali i naftës nuk ka lënë vetëm një njollë në industrinë e makinave gjermane, por ka nxitur edhe disa qytete gjermane të ndalojnë përdorimin e makinave me naftë në rrugët e tyre./ATA/