Punëtorëve të Porsche nuk u shkoi mundi huq.
Menaxhmenti i prodhuesit gjerman të automobilave ka marrë një vendim për t’i shpërblyer punëtorët e vet, i cili ka vlerën e hiq më pak se 9 mijë e 700 euro.
Kjo shumë do të ju ndahet gjithë 25 mijë punëtorëve pa marrë parasysh pozitës brenda “Porsche AG”, shkruan blick.ch.
Fitimet e tyre u rritën në 25,8 miliardë euro.
Sipas kompanisë 3,1 miliardë mbetën fitim i pastër.
Në vitin 2018 u shitën 256 mijë vetura në gjithë botën.