“Porta e Hapur”, nxënësit mësojnë gjëra të reja për Policinë e Kosovës

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 11:14 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20-vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovës, stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, e kanë vizituar nxënës të shkollave fillore, të cilët janë pritur nga stafi menaxhues i PK-së.

Kurse në të gjitha stacionet qytetarët do të mund të vizitojnë stacionet policore.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për EkonomiaOnline se aktiviteti i sotëm “Porta e Hapur” është në kuadër të aktiviteteve që po shënohen në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të Policisë së Kosovës.

Ai ka dhënë detaje rreth aktiviteteve për ditën e sotme.

“Policia e Kosovës është në prag të 20 vjetorit të themelimit të saj,  një vit jubilar që dëshmon për policinë e Kosovës për punën aktivitetin e saj, dhe në kuadër të aktiviteteve ne kemi paraparë një javë të tërë të policisë se Kosovës. Duke përfshirë aktivitete sportive garave në ping pong dhe shumë aktivitete të tjera, vetëm këtyre ne sot kemi aktivitetin i cili quhet “Porta e Hapur”  që në të gjitha drejtoritë policore në gjitha stacionet do të keni mundësinë të vizitoni policinë e Kosovës”, tha ai.

E fëmijët që erdhën këtu u shprehën të gëzuar dhe të kënaqur me atë çfarë panë.

Bora Brajshori nxënëse e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, tha se ka mësuar gjëra të reja për Policinë e Kosovës.

“Kam kaluar shumë mirë. Jam kënaq me këto aktivitete dhe kam mësuar diçka të re, besoj që kemi me u kënaq edhe ma shumë”, tha ajo

“Porta e Hapur” do të jetë për të gjithë të interesuarit gjatë ditës për aktivitetet dhe historikun e policisë.

Të ngjashme