Portali i Beogradit: Si mbushet Graçanica me shqiptarë “në ditën e pensionit”

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 12:24 | Nga

Gazeta online e Beogradit “blic” ka botuar një shkrim për jetën e këto ditshme në Graçanicë, komunë me shumicë serbe në afërsi të Prishtinës. Ajo banorët i quan “mbrojtës të serbizmit në afërsi të kryeqytetit” të Kosovës.

Në shkrim përmendet edhe bashkëpunimi biznesor serbo- shqiptar, ndërsa shton se në ditën e dhënie së pensioneve, posta e kësaj komune mbushet me shqiptarët, transmeton koha.net

Teksti i plotë:

Stevan Sinxheliq, udhëheqësi Karagjorgje, Car Llazari me siguri sot do të ishin më krenarët që në rrugët me emrat e tyre jetojnë trimat e sotëm serbë – banorët e Graçanicës të rrethuar me fshatra dhe qytete shqiptare.

Vetëm disa kilometra larg ndërtesës së komunës deri te përmendorja e Milosh Obiliqit edhe rruga më e zakonshme tokësore është me përlot gjurma kalorësish. Këtu, në të vërtetë, nuk ka kalimtarë të rastësishëm. Këtu ose mbetesh përgjithmonë ose ikësh përgjithmonë. Para kësaj zgjidhjeje hamletiane, dilemë nuk ka pasur pensionisti Nikollë.

“Në Graçanicë jam që nga lindja, plot 66 vjet. Kurrë nuk kam menduar që ta braktis. As tash kur jetoj me 14.300 dinarë (rreth 145 euro). Bashkëshortja merr nga 19 mijë dinarë në muaj (190 euro) e jetojmë disi, rrudh krahët burri iu që doli në pensionin e pleqërisë pasi që pas 30 vjetësh si shofer kamioni mbeti pa punë.

Në Graçanicë, këtë emër e mban edhe manastiri i vjetër shtatë shekullor, në qendër të qytetit, lufta për mbijetesë zhvillohet në mënyra të ndryshme.

“Njerëzit këto jetojnë kryesit me pagën minimale, me ndihmën sociale ose me shtesat e fëmijëve. Pagat e mira 50 mijë dinarë (500 euro ) – 60 mijë i kanë vetëm të punësuarit në institucionet shtetërore, në komunë ose në shëndetësi. Bujqësia po vdes dhe pothuaj që nuk ka punë e për këtë shkak të rinjtë po shkojnë”, flet me sinqeritet Nikolla.

Fryma e ndërmarrësisë hetohet vetëm përgjatë rrugës kryesore Car Llazar ku renditen kafene, furra, restorante me ushqim të shpejtë, ëmbëltore, piceri dhe madje edhe bastore.

Image
“Këtë bastore e mbajnë bashkë një serb me një shqiptar. I bashkon biznesi. Bastorja është shqiptare e vendi është serb. Që të mos e hapte shqiptari këtu bastoren, e ka hapuri serbi. Përndryshe, shqiptarët janë shumë mirënjohës si partnerë në punë. Nuk mashtrojnë, e mbajnë fjalën, respektojnë çdo gjë për të cilën dakordohen. Ta sjellin mallin aty për aty. Jemi mësuar me njëri –tjetrin, duhet të jetojmë”, sqaron pronari i një shitoreje.

Në qendrën e vogël të Graçanicës, e cila ka më shumë se 10 mijë serbë, shqiptarët më së shumti janë në ditën e pensionit.

“Atëherë posta është përplot. Vijnë për të marrë pensionin e Serbisë. Ata jetojnë kryesisht në Kishnicë, Hajvali ose Gjilan. Kam edhe miq në mesin e tyre, te njëri shkoj shpesh për të pirë çaj, flasim serbisht, por kjo nuk është e gjitha. Do të bëja mëkat po të thosha se kemi probleme me ta. Për shembull, unë shpesh peshkoj në liqen bashkë me shqiptarët dhe kurrë s’e kemi pasur as zënkën më të vogël”, tregon Nikolla.

Dhjetë kilometra nga Graçanica është Prishtina ku jetojnë vetëm disa serbë. Kryeqytetit në Kosovë i përket edhe Bërnica e Ultë e cila i ka 100 shtëpi serbe.

“Shumica e madhe e serbëve ka mbetur atje sikur dhe këtu për shkak se ata punojnë në institucionet shtetërore: Komunë, shëndetësi oshe shkolla. Marrin pagën 50 – 60 mijë dinarë dhe mund të jetojnë normalisht. Përndryshe, sikur mos ta kishin pasur këtë punë, do të iknin ku koka –këmbët, sqaron tregtari Sllobodan i cili jeton në Bërnicë të Ultë e punon në Graçanicë.

Mallkimi “Mos o Zot që serbët të kenë harmoni” ka arritur edhe në Graçanicë ku vendësit nuk i shikojnë me sy të mirë të ashtuquajturit refugjatë.

“Shumë nga ta ua kanë shitur shtëpitë shqiptarëve, i kanë marrë paratë dhe kanë marrë banesë ose shtëpi nja 200 metra më larg në Graçanicë. Shtëpinë nga shteti e kanë në shfrytëzim deri në fund të jetës, kështu gjithsesi janë në fitim”, flasin vendësit.

Sikur dhe të gjithë bashkëkombësit në Kosovë, edhe serbët në Greçanicë presin që paralajmërimi i kahershëm i Asociacionit të Komunave serbe t’iu sjellë siguri të punës e të jetës, por me asnjë çmim luftë.

“Nëse, mos o Zot, do të luftohej, do të rrethoheshim prej shqiptarëve nga të gjitha anët’, thonë njëzëri banorët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme