Diant Ramaj është larguar nga klubi ‘1. FC Heidenheim 1846’ për t’u transferuar te Eintracht Frankfurti.
Lajmin e kanë konfirmuar të dy klubet dhe pritet që karriera e 19-vjeçarit të jetë në ngritje në sezonet e ardhshme.
“Portieri Diant Ramaj po largohet nga FCH pas tri vitesh dhe do t’i bashkohet ekipit nga Bundesliga në sezonin e ardhshëm, Eintracht Frankfurt. Gjitha të mirat në të ardhme personale dhe sportive, Diant Ramaj”, shkruan në njoftimin e klubit që bën gara në Bundesliga 2.
Në anën tjetër, në njoftimin e Frankfurtit thuhet se portieri shqiptar do të jetë pjesë e klubit të ri deri në vitin 2024.
Ramaj ka qenë pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë të grupmoshave nën 19 vjeçare.