Portieri i Romës, Antonio Mirante ka konfirmuar në rrjetet sociale se është testuar pozitivë me koronavirus
Portieri e ka konfirmuar këtë në rrjetet sociale që ai është pozitiv me COVID-19 si dhe ka siguruar fansat se “ndihet mirë më shëndet” për momentin.
Lojtari është asimptomatik dhe është i vetmi futbollist i Serie A që për momentin është pozitivë, sipas tuttomercatoweb.
“Tung të gjithëve, që ta dini, jam testuar pozitivë më COVID-19”, ka thënë ai. “Dëshiroj të tregoj që jam mirë më shëndet, nuk kam simptoma dhe ndihem mirë”.
“Jam i izoluar dhe shpresoj që të rikuperohem shpejt dhe të filloj parapërgatitjet me shokët e skuadrës”.
“Ju falënderoj për të gjitha mesazhet inkurajuese që m’i keni dërguar”.
37 vjeçari ka luajtur në pesë ndeshjet gjatë sezonit 2019-20 dhe ka mbajtur portën të paprekur në dy ndeshje.