Portieri Krasniqi i bashkohet Orebros

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Portieri Kosovar Mërgim Krasniqi ka ndërruar ekip, por jo edhe kampionat. Mediumet suedeze kanë raportuar të mërkurën se Krasniqi është transferuar te Orebro nga Norrby, skuadra që garojnë në divizionin e dytë të futbollit në Suedi.

Krasniqi te Orebro është transferuar si lojtar i lirë pasi kontrata me Norrbyn i ka skaduar muajin e shkuar. Te Orebro kanë konfirmuar transferimin e Krasniqit, por nuk kanë bërë të ditur për sa vjet ka firmosur kontratë.

“Jemi të kënaqur të mirëpresim Mërgim Krasniqin te Orebro. Krasniqi është një portier që sezonet e fundit është stabilizuar si njëri prej më të mirëve në divizionin e dytë – Superettan. Ai është i talentuar dhe me transferimin te Orebro e ka bërë hapin e radhës në karrierë”, ka thënë trajneri i Orebros, Alex Kjall.

Krasniqi 28-vjeçar, prej vitit 2009 ishte pjesë e ekipit të parë të Orebros kurse edicionin e fundit ka regjistruar 28 paraqitje në Superettan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme