Legjenda e Spanjës, Real Madridit dhe Portos, Iker Casillas, do të pensionohet nga karriera e tij si portier, pasi që e ka bërë publike kandidaturën e tij për pozitën e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjë, sipas presidentit të Ports, Jorge Nuno Pinto da Costa.
Iker Casillas pësoi sulm në zemër në stërvitje me Porton në maj të vitit të kaluar dhe, edhe pse nuk ka luajtur që nga atëherë në asnjë ndeshje, 38-vjeçari kurrë nuk e lajmëroi pensionimin e tij, përkundër që u bë pjesë e stafit teknik të klubit në korrik.et për pozitën e presidentit të Federatës spanjolle kishte lënë të kuptohet se edhe lajmërimi për pensionim do të vinte së shpejti.
Edhe pse portieri nuk ka folur ende publikisht për këtë çështje, Pinto da Costa pretendon se Casillasi i ka treguar atij se kanë marrë fund ditët e tij si lojtar, pasi që ai po përgatitur për të garuar kundër presidentit aktual të Federatës spanjolle, Luis Rubiales.
“Isha shumë i lumtur. Casillas e ka një sjellje që më ka prekur sepse para se ta zyrtarizonte kandidaturën, ai erdhi këtu, e caktoi një darkë me mua dhe më tregoi se ai do ta merrte këtë vendim dhe se kanë marrë fund ditët e tij si lojtar”, ka thënë Pinto da Costa.
“Ai e ka pasur një karrierë të mrekullueshme, gjatë së cilës ka qenë vetëm në dy klube dhe ne e dimë se i ka në zemër të dyja klubet”.