Xavi Hernandez do t’ia dorëzojë kupën e Evropianit, fituesit të finales Portugali – Francë.
UEFA ka konfirmuar se do të jetë legjenda spanjolle e futbollit, Xavi Hernandez, ai që do t’ia dorëzojë trofeun fituesit, transmeton Sport.es.
Ish kapiteni i Barcelonës e ka fituar Evropianin dy herë në të kaluarën me Spanjën, në vitet 2008 dhe 2012.