Xavi emërohet trajner i klubit nga Katari

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi Hernandez, është emëruar në pozitën e trajnerit të klubit nga Katari, Al Sadd.

39-vjeçari ka qenë lojtar i Al Saddit që nga viti 2015 dhe i bëri 86 paraqitje për këtë klub pasi u largua nga Camp Nou. Megjithatë, ai e zyrtarizoi pensionimin e tij më herët këtë muaj.

Xavi nënshkroi marrëveshje dyvjeçare dhe tani ai do të bëhet trajneri i ish-kundërshtarit të tij në La Liga, Gabit.

Në një intervistë të mëhershme, Xavi kishte zbuluar se në të ardhmen dëshiron të bëhet trajner i Barcelonës.

“Ideja ime është që ta nisi si trajner këtu në Katar, ku nuk ka shumë presion, ta dëshmoj veten dhe të fitoj më shumë përvojë. Qëllimi im është të kthehem në Evropë, veçanërisht në Barcelonë”, kishte thënë Xavi.

Me Barcelonën, ai i fitoi 25 trofe dha ia dha lamtumirën klubit pasi e ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve, në vitin 2015, në Berlin. Gjithsej, në karrierën me Barcelonën, Spanjën dhe Al Saddin, ai i fitoi 34 trofe. 

“Zyrtare: Xavi do të jetë trajner për sezonin e ardhshëm. Ai do ta fillojë punën me skuadrën, ku përfshihen Sergio Oriol, Ivan Torres, Oscar Hernandez, Jose Manuel, David Baratas, Antonio Lobo, Sergio Garcia, Antonio Tramulas”, shkruhet në postimin e Al Saddit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme