Portugali–Francë, legjenda e futbollit ia dorëzon trofeun fituesit

Prishtinë | 09 Kor 2016 | 20:20 | Nga

Xavi Hernandez do t’ia dorëzojë kupën e Evropianit, fituesit të finales Portugali – Francë.

Portugalia dhe Franca e zhvillojnë ndeshjen finale të “Euro 2016”, nesër nga ora 21:00 në Saint Denis.

UEFA ka konfirmuar se do të jetë legjenda spanjolle e futbollit, Xavi Hernandez, ai që do t’ia dorëzojë trofeun fituesit, transmeton Sport.es.

Ish kapiteni i Barcelonës e ka fituar Evropianin dy herë në të kaluarën me Spanjën, në vitet 2008 dhe 2012.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme