Portugalia nuk e ka mposhtur Gjermaninë në një turne të madh qe 20 vjet

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Portugezët kanë bilanc negativ në përballjet me Gjermaninë, ndërsa nuk kanë fituar asnjëherë në 20 vitet e fundit.

Herën e fundit që portugezët arritën të mposhtnin gjermanët është në Euro 2000 , që u mbajt në Belgjikë dhe Holandë.

Me atë rast, të dy ekipet u gjendën në të njëjtin grup, siç ndodh edhe me këtë rast, ku konsiderohet si grupi i vdekjes.Dallimi është se atëherë dy kundërshtarët e tjerë ishin Anglia dhe Rumania për të kompletuar grupin.

Portugezët mundën fillimisht anglezët 3-2, pastaj rumunët 1-0. Gjermania kishte pak ose aspak gjasa për të kaluar në fazën tjetër, duke u mposhtur 3-0 kundër portugezëve. Një het-trik nga Sergio Conceiçao mbylli atë ndeshje.

Katër fitore radhazi të gjermanëve

Që atëherë, gjithçka ka qenë errësirë për Portugalinë, kur është takuar me Gjermaninë, edhe me Cristianon në fushë.

Ndeshja e fundit me tyre ishte në Kupën e Botës në Brazil, ku Gjermania fitoi 4-0 (me një het-trik të Thomas Muller dhe një gol nga Mats Hummels.

Hera e fundit që portugezët ishin afër të barazonin kundër gjermanëve ishte në Euro 2008, kur në minutën e 87-të Helder Postiga shënoi për 2-3 , por me atë rezultat u mbyll ndeshje, duke bërë që Gjermania të shkonte në finale kundër Spanjës.

A është koha që Portugalia t’i japë fund rezultateve negative?

Të ngjashme