Pos Prishtinës, Serbia i vë faj edhe Brukselit për Asociacionin

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Sot shënohen saktësisht 3000 ditë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe 3,000 ditë pasi Prishtina nuk formoi Asociacionin e Komunave Serbe dhe shkel të gjitha marrëveshjet brenda dialogut, por gjithashtu 3,000 ditë të luftës dhe insistimit të Beogradit për dialog dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Kështu tha nga Brukseli drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

“Fakti që unë jam në Bruksel sot, në ato 3,000 ditë, flet jo vetëm për përgjegjësinë e Prishtinës, por edhe përgjegjësinë e Brukselit, i cili është garantuesi i përmbushjes së të gjitha marrëveshjeve që nga viti 2013,” i tha ai Tanjugut përpara raundit të nesërm të bisedimeve në nivelin teknik ku do të takohet me shefin e delegacionit të Kosovës, zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme