Njësia për kërkim shpëtim e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar kërkimet në terenin malor për të kërkuar telefonin e njërit prej policëve të zhdukur nga aksidenti i së shtunës.
Kërkimet kanë nisur pasi kanë marr informacione nga Posta e Kosovës se në këtë zonë malore ka sinjale telefonike, njofton Klan Kosova.
Kërkimet tashmë kanë filluar nga FSK-ja, Policia në terrenin lumor e malor.
Ndërkaq Bechtel Enka e Policia e Kosovës nuk po lejojnë gazetarët të kalojnë poshtë tek vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.