Posta e pret me “kënaqësi” e në atmosferë “miqësore” ministrin Sveçla

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Posta e Kosovës ka mirëpritur sot ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj.

Në këtë takim ku morrën pjesë kryesuesja dhe dy drejtorë të BPD-ve, si dhe u.d.Kryeshefja Ekzekutive e Postës, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve.

“Në një atmosferë miqësore janë shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve, me fokusim të veçantë të lehtësimit në përmbushjen e të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Në emër të Postës së Kosovës, U.D-kryeshefja ekzekutive, e siguroi ministrin se do të mbetemi të përkushtuar, që të gjithë qytetarëve të ju qëndrojmë pranë me ofrim cilësor të të gjitha shërbimeve që ofron PK Sh.A., ndërkaq Ministri Sveçla u zotua se për këtë përkushtim të Postës, do të mbetet një përkrahës i vazhdueshëm i saj”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme