Posta vazhdon punën në tërë Kosovën

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Përkundër situatës së krijuar pas konfirmimit të coronavirusit në vendin tonë, Posta e Kosovës është duke ofruar shërbime në të gjitha komunat e Kosovës.

Janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse për punëtorët dhe konsumatorët, përfshirë dezinfektimin e të gjitha zyrave postare dhe objekteve tjera përcjellëse.

Për të parë nga afër masat e ndërmarra, Kryeshefi Ekzekutiv Shefqet Avdija ka vizituar zyra postare në regjionin e Prishtinës dhe Ferizajt, për të parë nga afër funksionimin e zyrave postare. Kryeshefi ka përgëzuar punonjësit për gatishmërinë e tyre të lartë në shërbim të qytetarëve.

Ai ka premtuar se krahas sektorit të shëndetësisë, të sigurisë dhe institucioneve të tjera, edhe Posta e Kosovës do të vazhdoj të jetë pranë secilit qytetar pavarësisht gjendjes së rënduar.

Kryeshefi Avdija ka falënderuar të gjithë punonjësit e Postës dhe të gjithë konsumatorët për respektimin e masave mbrojtëse që janë në interes të përgjithshëm.

Secili qytetar mund të informohet me orarin e zyrave postare në webfaqen e Postës së Kosovës e po ashtu edhe në faqen e saj zyrtare në facebook.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme