Posti i presidentit, synim edhe i komunitetit egjiptian

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 07:34 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha ka treguar për Ekonomia Online arsyet se pse ai vendosi që t’i bashkohet grupit parlamentar të Nismës.

Berisha ka thënë se atë e ka shtyrë të bëhet pjesë e këtij grupi, zotimi i Nismës se çështjet e tij dhe të komunitetit që ai përfaqëson t’i adresojnë.

“Grupi Nisma është grup në të cilin unë kam qenë në mandatin e kaluar dhe në këtë mandat unë kam shikuar të pozicionohem më mirë në raport me Qeverinë dhe pas një periudhe të gjatë kohore, pas kërkesave të secilit grup parlamentar normalisht e kam parë nevojën që grupi Nisma e ka më së shumti nevojën të ketë një grup të krijuar”.

“Sigurisht që edhe unë kisha nevojat e mija se isha pa grup parlamentar dhe më në fund jemi dakorduar që ne të veprojmë së bashku dhe kjo është arsyeja që iu bashkova Nismës. Sigurisht që për mua ka shumë interes që ministritë të cilat i drejton Nisma me pas një qasje më të mirë dhe ata janë zotuar se çështjet e mia dhe komunitetit që i shtroj ata ti shtyjnë përpara. Këto janë në pika të shkurta arsyet pse jemi bërë bashkë. Unë jam hy nëpër komisione ku aty po e jap kontributin tim që është shumë i rëndësishëm për komunitetin që unë përfaqësoj”.

Kurse Berisha foli edhe për çështjen e presidentit duke thënë se do të ishte mirw që dikush nga komuniteti egjiptian të jetë njëri nga kandidatët për këtë pozitë.

“Nuk mund ta jap vlerësimin tim a rrezikohet koalicioni, unë i dijë procedurat në rast se nuk do të kemi president të zgjedhur në periudhën deri në muajin shkurt do të shkojmë në zgjedhje. Kjo është e ditur dhe nuk mund ta ndryshoj askush, se çka do të bëhet në vazhdim nuk mund të them. Se a kam të preferuar apo jo dikë, të them të drejtën do të ishte mirë të ishte dikush nga komuniteti jonë egjiptas, njëri prej kandidatëve për president”.

“Kjo do të ishte preferenca ime më e mira në të kundërtën sigurisht që unë do të mbështes një kandidaturë e cila do të jetë e unifikueshme dhe normalisht do të jetë i afët me komunitetin që unë përfaqësoj”, ka përfunduar Berisha për EO.

Të ngjashme