Sevilla i është përgjigjur një trendi në rrjetin social Twitter në mënyrën më gazmore të mundshëm për përdoruesit e rrjetit social.
Në trendin e të hënës që po bën xhiron nëpër Twitter, hashtagu “#ThingsIWouldBan” (Gjërat që do t’i ndaloja), admini i Sevillës në rrjetin social është përgjigjur mjaft interesant, shkruan gazeta Express.
Derisa përdoruesit e Twitterit kanë kishin shumë gjëra të ndryshme për t’i ndaluar, admini i Sevillës pati krejt diçka tjetër në mendje, futbollistin më të mirë në botë, Messin.
“Gjërat që do t’i ndaloja…. Messin nga paraqitja në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Kupën e Mbretit”, shkroi adimini i Sevillës në llogarinë zyrtare të klubit në Twitter.
Sevilla e fitoi 2-0 ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Barçës para një jave, në mungesë të Messit.
Sot, këto dy skuadra përballën në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”, këtë herë me superyllin argjentinas në fushë.
Natyrisht, Sevilla do të donte që Messi të mos paraqitej përsëri, në mënyrë që Barcelona ta ketë shumë më të vështirë përmbysjen e rezultatit dhe kalimin në gjysmëfinale.