Oriola Marashi është ndër modelet më të suksesshme dhe më me zë në botën e modelingut.
Derisa ajo po realizon fotosesione të shumta, padyshim që edhe bashkëpunëtorët e saj luajnë rol të madh në veshje.
Në setin e ri fotografik të realizuar nga fotografi Said Mhamag, Oriola ka vënë në pah tiparet e bukurisë.
Për fustanet unike të bukuroshes brune si edhe disa herë të tjera, është përkujdesur kreatorja e njohur, Lena Berisha.
Nga puna e saj e mrekullueshme dhe modelja e njohur, rezultati nuk ka pasur se si të dalë ndryshe, përpos që të tërheqin vëmendje.