“Pozhegu Brothers” përkrah Maratonën e Malësisë në Gjakovë

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 16:36 | Nga

Komuna e Gjakovës ka mirëpritur iniciativën dhe donacionin nga kompania e ndërtimit  “Pozhegu Brothers”. Iniciativë kjo e cila kontribuon në pasurimin e ambientit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve dhe regjionit të Gjakovës me rastin e përkrahjes së Maratonës “Vrapo për natyrën” .

U nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi në mes Komunës së Gjakovës dhe kompanisë “Pozhegu Brothers”. Qëllimi i këtij memorandum bashkëpunimi është organizimi i Maratonës së Malësisë së Gjakovës me moton “Vrapo për natyrën”2016, ku Operatori Ekonomik “Pozhegu Brothers” do të mbështes Komunën e Gjakovës me mjete financiare në vlerë prej 3,050.00€ për organizimin e Maratonës që do të mbahet më datën 15-16 Tetor 2016.

Komuna e Gjakovës në kuadër të realizimit të strategjisë për promovimin e turizmit dhe të ngritjes së zhvillimit ekonomik lokal duke e promovuar Malësinë e Gjakovës me zonën e Shqipërisë si dhe Bashkinë e Tropojës, përmes maratonës me moton “Vrapo për natyrën”2016, do të rikthen në vëmendjen e të gjithë investitorëve të huaj dhe vendor bukurit e natyrës së Malësisë së Gjakovës dhe më gjerë.

Pozhegu Brothers duke e parë rëndësinë e Maratonës me moton”Vrapo për natyrën”2016, që do të mbahet më datën 15-16 Tetor 2016, Komunën e Gjakovës e ka mbështetur me mjete financiare në vlerë prej 3,050.00€ për mbjelljen e fidaneve në rrugën rajonale Gjakovë – Bajram Curr.

Pozhegu Brothers dhe Komuna e Gjakovës janë dakorduar që shuma e mjeteve financiare në vlerë prej 3,050.00€ të ndahen për mbulimin e shpenzimeve të mbjelljes së 700 fidanëve si pisha, bli dhe 200 fidanë  tjera janë blerë për tu mbjell në rrugën rajonale Gjakovë – Bajram Curr, për operatorin që do të bëjë rimbjellen e fidaneve.

Pozhegu drejtues i kompanisë  tregon se ne si kompani e kemi programin e Përgjegjësi Shoqërore Korporative (CRS), në bazë të këtij programi ne mundohemi t’i kontribuojmë komunitetit,  shoqërisë Kosovare në përmirësimin e jetës dhe ambinentit.

Qëllimi i mbjelljes në veçanti i këtyre llojeve të drunjve si: bli, pish dhe drunj të tjerë për gjelbërim është absorbimi i dyoksidit të karbonit CO2, si dhe më këtë rast kontribuon në rregullimin e klimës së ambientit ku jeton komuniteti. Komuna e Gjakovës ka qenë mirënjohëse dhe bashkëpunuese në programin tonë CRS të cilët janë bashkë-dyzuar në kauzën e organizimit të maratonës së Malësisë së Gjakovës, ku si program e kanë përafrimin e komuniteteve në rajon.

Mbjellja fidanëve veç ka filluar të bëhet dhe do të jetë e përfunduar me datën 15 Tetor 2016 ditën kur të mbahet maratona.

Kompania “Pozhegu Brothers” vazhdon të jetë një shembull nga sektori privat, për kujdesin ndaj komunitetit duke ideuar dhe implementuar vazhdimisht iniciativa si Gjelbërimi i Hapësirave, Ndihma për 300 familje në nevojë, Aftësime profesionale në shitje dhe patundshmëri për 20 të rinjët/rejat, në kuadër të programit “Pozhegu Brothers” për komunitetin.

“POZHEGU BROTHERS” merret me zhvillimin dhe krijimin e patundshmërisë së re rezidenciale dhe komerciale. Me mbi 8 vite përvojë pune në fushën e ndërtimit, është punuar që kompania të orientohet në krijimin e banesave të sigurta ekologjike, blloqeve banesore me organizim të objekteve sipas rregulloreve teknike të Kartës së Athinës, rregulloreve profesionale në lëmin e Arkitekturës dhe te Ndërtimtarisë.

pozhegu-brothers-1

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme