Pozitë e opozitë s’merren vesh për vazhdimin e seancave që lidhen me dialogun

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 14:30 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Kryesia e Kuvendit nuk ka arritur që të caktojë vazhdimin e dy seancave të pa përfunduara. Pozitë e opozitë edhe pas më shumë se dy orëshe debat nuk kanë arritur që te merren vesh për vazhdimin e seancave që lidhen me dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, tha se koalicioni qeverisë i udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka kapur institucionet e shtetit, ngase po pamundësohet vazhdimi i seancës pa i pasur 61 vota.

Kjo sipas tij, është e papranueshme, ngase po të kishin 61 vota do ta rrëzonin këtë qeveri.

“Asnjë konkulizon nuk u arrit brenda Kryesisë. Ky koalicion i ka kapur institucionet e shtetit, seanca nga opozita nuk është caktuar më tutje, nuk i kemi votat me bë kuorumin ne ai i bëjmë votat e rrëzojmë Qeverinë”.

“Kushti i kryetarit kuvendit me thirr seancën tone është bëni 61 vota në sallë”.

Mblidhet Kryesia, do të merret vendim për vazhdimin e dy seancave të ndërprera

Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen. Në këtë takim janë parë të gjithë përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Kjo mbledhje ka ardhur si rezultat i dështimit për herë të tretë të seancës së thirrur nga opozita dhe dështimit të katërt të asaj të thirrur nga pozita brenda tre ditëve.

Gjatë dy ditëve të fundit, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që ta krijojnë kuorumin për mbajtjen e dy seancave të jashtëzakonshme.

Njëra e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj, për votimin e ekipit neogciator me Serbinë, e tjetra e thirrur nga partitë opozitare  ku pritet që të votohet një rezolutë që i ndalon presidentit Hashim Thaçi që në dialogun e Brukselit të diskutojë për korrigjimin e kufijve.

Presidenti Thaçi do të takohet me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, më 7 shtator, raporton EO.

Thaçi ka përsëritur edhe një herë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por që kërkesa e Luginës për t’u bashkuar me Kosovën është legjitime.

LEOXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/deshton-seanca-e-opozites-kryesia-mban-mbledhje-ne-oren-14/

Të ngjashme