Kina dhe Koreja e Veriut nuk janë të lidhura vetëm nga pikëpamja gjeografike, duke ndarë një kufi prej 1420 kilometrash: në fakt, qysh nga kohëra që nuk mbahen mend, kanë avancuar një marrëdhënie që mund ta përkufizojmë si intime dhe komplekse.
Analiza e këtij raporti është veçanërisht interesante kur përqëndrohet mbi zhvillimet në historinë bashkëkohore, për faktin se janë pikërisht këto zhvillime të fundit që kanë kontribuar në rregullimin e sotëm gjeopolitik, sidomos në dritën e intensifikimit të kohëve të fundit të tensioneve në gadishullin korean.
Analizimi i lidhjeve që regjimi i Kim ka pasur në të kaluarën me Republikën Popullore të Kinës (sot aleati kryesor i tij, në mos i vetmi) është gjë e domosdoshme nëse dëshirohet të tentohet që të parashikohet – apo aq më pak të kuptohet – përgjigja kineze ndaj një shpërthimi eventual të dhunës në gadishull.
“Koreja e Veriut do të bënte mirë që të pushonte nga bërja e kërcënimeve të reja për Shtetet e Bashkuara, përndryshe do t’i duhet të ndeshet me një zjarr e furi që bota nuk e ka parë kurrë më parë”.
Këto fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në përgjigje të kërcënimeve të Kim Jong-un nndaj bazës ushtarake të Guamit, në ditët e para të muajit gusht. Janë respektivisht të 29 gushtit dhe të 3 shtatorit lajmet e raketës koeranoveriore (e 17-a këtë vit) që ka fluturuar në qiellin japonez dhe e provës së re bërthamore (e 6-a) e kryer nga regjimi i Phenianit.
Në javët e fundit politologët nga e gjithë bota pyesin se cilët mund të jenë planet afatgjata e Koresë së Veriut dhe, sidomos, cilat mund të jenë pasojat e në shpërthimi të ri të dhunës në gadishull. Në këtë skenar një rol me rëndësi absolute është luajtur nga fqinji komunist i regjimit koreanoverior, domethënë ajo Republikë Popullore e Kinës që në vitet e fundit nuk duket ta ketë braktisur “shtetin batakçi” e bezdisshëm.
Pavarësisht “kapriçove” të shumta të regjimit, në fakt Kina është akoma sot aleatja kryesore – në mos e vetmja – e Kim dhe vendi që më shumë i mundëson mbijetesën.
Por cilat mund të jenë motivet e një aleance në dukje kaq e pazgjidhshme? Përgjigja, siç ndodh shpesh në këto raste, mund të gjendet tek historia. Në fakt, qysh nga kohëra më të lashta, Kina dhe Koreja kanë pasur një marrëdhënie që mund të përkufizohet si intime dhe komplekse, e krahasueshme – duke cituar fjalët e studiuesit koreanojugor Jae Ho Chung – me atë ekzistuese midis dhëmbëve dhe buzëve: pa këto të fundit (domethënë Gadishulli Korean ose, në përdorimin më bashkëkohor të tij, Koreja e Veriut) dhëmbët (domethënë Kina) do të gjendeshin të ekspozuar ndaj influencave potencialisht të dëmshme të botës së jashtme.
Ky raport i veçantë i ka rrënjët deri në shekullin e V-të B.C., kur të dy vendet vendosën një sistem tributar në favor të Vendit të Mesit. Por është në zhvillimet më të vonshme të tij që merr interes të veçantë, për faktin se është pikërisht ky i fundit që ka kontribuar në plazmimin e rregullimit aktual gjeopolitik të gadishullit.
Lufta e rezistencës ndaj Japonisë dhe lufta civile kineze
Lidhja midis komunistëve kinezë dhe koreanë lind në epokën e luftës së rezistencës kineze kundër pushtimit japonez (Lufta e Dytë Kino – Japoneze, 1937–45) dhe konsolidohet gjatë stadit final të Luftës Civile Kineze (1946 – 1949). Vlerësohet se në rastin e përplasjes së parë luftarake qenë rreth 100 mijë ushtarët koreanë që morën pjesë në operacione ushtarake kundër Japonisë, duke arritur të përbëjnë pothuajse totalitetin e disa njësive të ushtrisë kineze.
Në vijim, gjatë viteve të luftës së brendshme midis komunistëve të Maos dhe nacionalistëve të Jiang Jieshi, Koreja e Veriut u bë një bazë strategjike për operacionet kineze në mançuri, teatri kryesor i përleshjeve.
Për t’i dhënë fund situatës së disfavorshme të krijuar sidomos për shkak të forcave ushtarake inferiore (duke mos mund të mbështetet mbi mbështetjen pothuajse të pakufizuar e Shteteve të Bashkuara), Partia Komuniste Kineze krijoi në territorin koreanoverior një zyrë speciale, që përveç mbajtjes aktive të komunikimeve, mori funksionin e hub për ndihmën ndaj ushtarëve të plagosur dhe magazinimit të materialit luftarak.
Pa mbështetjen e koreanoveriorëve ka të ngjarë që forcat komuniste e vendosura në jug të Mançurisë do të qenë asgjësuar nga trupat e Guomindang, duke ja dhënë këtij të fundit fitoren e luftës. Në të dyja rastet, ndihma e pakushtëzuar e udhëheqësve të Phenianit, përveç afërsive ideologjike (duhet kujtuar se midis viteve 1910 dhe 1945 Koreja pësoi një dominimin traumatik japonez), i detyrohet çështjeve thelbësisht taktike: në fakt, duke i dhënë mbështetje Maos, do të mund të gëzonin edhe ata benefitet e mëdha strategjike të një fitoreje komuniste.
Lufta e Koresë
Çfarë e shtyu Kinën, e sapodalë nga një luftë civile e përgjakshme, që të merrte pjesë pothuajse menjëherë në një konflikt të ri të barabartë, në mos me rëndësi më të madhe? Arësyet qenë të shumta dhe mund të ndihmojnë që të ravijëzohen disa skenarë të mundshëm për situatën e sotme. Para së gjithash, mund të citohen fjalët e Bruce Cumigs për sa i përket raportit midis revolucionarëve e të dy vendeve në vijim të episodeve të sipërpërmendur: “Këto lidhje qenë aq të forta sa që, në retorspektivë, ajo që një historian do të kishte vështirësi të shpjegonte është një jondërhyrje kineze në Luftën e Koresë”.
Kështu, me shpërthimin e luftimeve, udhëheqësia e Partisë Komuniste Kinese ishte goxha e vetëdijshme për vlerën e ndihmës koreane të disa viteve më parë, siç ishte edhe për precedentin historinë që i shikonte japonezët ta përdornin gadishullin korean si urë për pushtimin e viteve ‘30, fillimisht duke e aneksuar dhe më pas duke i dhënë jetë një mobilizimi në shkallë të gjerë drejt Verilindjes kineze (e cila ishte gjithmonë një pol zhvillimi jetik për ekonominë, sidomos në kohë me nevojën e rindërtimit).
Pohimi se siguria e vendit ishte ngushtësisht e lidhur me atë të Koresë nuk ishte, për pasojë, propagandë e thjeshtë (pikërisht në këtë periudhë lindi “Fushata e Rezistencës ndaj Amerikës dhe e Mbështetjes ndaj Koresë”, një prej lëvizjeve të para masive e të sapokrijuarës Republikë Popullore Kineze).
Frika e Pekinit ishte se mos kriza koreane arrinte të stimulonte aktivitetet e reaksionarëve në territorin kombëtar, pse jo edhe atë të klasave sociale armiqësore ndaj Republikës. Edhe regjimi i Goumindang, i vendosur në Formosa pas humbjes, do të mund të përfitonte nga situata e komplikuar e krijuar në portat e Kinës.
Në thelb, duke marrë pjesën ë konflikt dhe duke shmangur rënien e regjimit koreanoverior (i cili, veç të tjerash, shërbente si “kundrapeshë” ndaj Bashkimit Sovjetik të ri të Hrushovit), Mao do të shmangte krijimin e një “efekti domino” të rrezikshëm – siç përcaktohet nga studiuesi kinez Chen Jian – duke e shpëtuar revolucionin socialist të Azisë.
Ekonomi dhe kulturë
Ai politiko – strategjik nuk është aspekti i vetëm në të cilin të dy vendet patën shkëmbime. Në fakt, është e pamohueshme që regjimi i Maos ka qenë për koreanoveriorët një partner i rëndësishëm edhe nga pikëpamja ekonomike. Në radhë të parë, Kina u impenjua aktivisht në rindërtimin e diktaturës së Kim pas lufte, duke dërguar 800 milion yuan (rreth 95 milion euro të sotme, shënimi im.). Në nëntorin e vitit 1953 të dy qeveritë nënshkruan një marrëveshje lidhur më bashkëpunimin ekonomik, i cili gjeneroi një fluks jo vetëm mallrash (i lehtësuar nga “Ura e Miqësisë Kino – Koreane”, nga viti 1990 “Ura në Lumin Yalu”), por edhe studentësh e teknikësh në emër të bashkëpunimit midis poleve industriale (i është një shembull “Naftësjellësi i Miqësisë Kino – Koreane”).
Në vitet ’60, në vijim të tensioneve të shpërthyera me Bashkimin Sovjetik për shkak të kursit të ri politik të sipërpërmendur të Hrushovit, kinezët përdorën tregtinë dhe ndihmat ekonomike për ta larguar Kim nga sferë e influencës sovjetike: një plan i guximshëm për t’u vënë në praktikë duke parë superioritetin e Moskës në termat e disponueshmërisë financiare dhe të avancimit teknologjik.
Duke shfrytëzuar rivalitetin midis dy fqinjëve, udhëheqësi koreanoverior arriti të sigurojë maksimumin nga të dyja palët. Në planin kulturor mund të përmenden industria kinematografike (e lindur më iniciativën kineze në fundin e viteve ‘40), artet figurative (superioriteti teknik i koreanëve pranohet nga vetë kinezët, që çdo vit dërgojnë studentë të Korenë e Veriut për t’u specializuar në artin qeramik pranë Universitetit të Arteve të Bukura të Phenianit) dhe opera moderne koreanoveriore, në të cilën shumë elementë – nga zgjedhja e subjekteve, tek vënia në skenë – dëshmojnë influencën e modelit kinez në modë gjatë Revolucionit Kulturor.
Kontributet e Republikës Popullore të Kinës në ekonominë e fqinjit komunist shkojnë goxha më tej: lëvizja Chollima, kooperativat bujqësore dhe planifikimi i ekonomisë me plane i dëshiruar nga Kim Il-sung, realisht nuk ka sesi të mos kujtojnë përvojat kineze e Hopit të Madh Cilësor Përpara, të reformës agrare dhe të planeve pesëvjeçare.
Situata e sotme
Është e qartë sesi raportet midis Kinës dhe Koresë së Veriut kanë qenë të shumtë, me natyrë të larmishme dhe me rëndësi parësore për të dy vendet. Është po aq e qartë sesi shumë prej premisave që çojnë në një përfshirje të Republikës Popullore të Kinës në Luftën e Koresë janë të pranishme akoma sot, në mënyrë të veçantë nevoja për një “shtet kushinetë” që ndaj kombin kinez nga Koreja e Jugut – ku aktualisht janë vendosur 37000 ushtarë amerikane – dhe vullneti i Pekinit për të shmangur “efektin domino” e sipërpërmendur. Duke marrë një perspektivë më aktuale, rënia e regjimit të Phenianit do të çonte në thelb në dy pasoja pak të dëshirueshme për Pekinin:
Një gadishull korean i ribashkuar nën drejtimin e Seulit (dhe influencën e Uashingtonit) që, veç gjërave të tjera, do të fitonin kontrollin e arsenalit koreanoverior, përfshi testatat bërthamore;
Një emergjencë humanitare me proporcione të mëdha për t’u menaxhuar përgjatë kufirit, për shkak të numrit të lartë të refugjatëve koreanoveriorë që pashmangshmërisht do të tentonin të hynin në vend.
Kështu, nuhatet lehtësisht sesi një skenar i kësaj natyre do ta dëmtonte totalisht interesin kryesor të Kinës, domethënë ruajtjen e stabilitetit përgjatë kufijve. Bile mund të guxohet pohimi se një interes i tillë është vënë në diskutim tashmë me nuklearizimin e shtetit koreanoverior, disa dekada më parë.
Nga ana tjetër, Republika Popullore e Kinës e sotme është jashtëzakonisht ndryshe nga ajo e viteve ‘50: vështirë se Xi Jinping do të vinte në rrezik statusin prestigjioz ndërkombëtar të cilin gëzon vendi me një ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake. Është më i imagjinueshëm një aksion pastërtisht diplomatik – pavarësisht se agresiv – me qëllimin e ruajtjes së statuskuosë, të paktën deri në një kërcënim eventual konkret ndaj integritetit territorial. Kjo lloj strategjie është vënë tashmë në zbatim gjatë këtyre javëve, fillimisht me ashpërsimin e sanksioneve ndaj Phenianit dhe më pas me bllokimin total e importeve të qymyrit nga Koreja e Veriut.
Për ta përmbyllur, nuk duhet harruar se ato që kanë ndryshuar janë edhe perceptimi dhe qëndrimi i pjesës tjetër të planetit ndaj Kinës, sidomos nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara. Në fakt, sot janë pikërisht amerikanët që janë partnerët e parë tregtarë e fuqisë aziatike, të pasuar nga Japonia dhe Koreja e Jugut.