Parlamenti Studentor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) , përmes një komunikate ka kërkuar vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke thënë se ata mbështesin krijimin e Tribunalit kundër Gjenocidit Serb.
Në emër të Parlamentit Studentor të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, kërkojmë vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbështesim krijimin e Tribunalit kundër Gjenocidit Serb.
Si studentë, inkurajojmë dhe dalim në mbështetje të plotë të Institucionit të Kuvendit në implementimin e iniciativave të lartëcekura.