Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka thënë se angazhimi i kësaj partie në qeverinë e ardhshme është rritja e zhvillimit ekonomik.
Ajo në një postim në Facebook, ku ka treguar për një tubim të mbajtur në Kamenicë, ka shkruar “Shtet të sigurt, të fortë e të qëndrueshëm, në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit”.
Postimi i plotë i saj:
Sot në qytetin e bukur të Kamenicës!
Angazhimi i Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik.
Shtet të sigurt, të fortë e të qëndrueshëm, në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit.