Prej 869 premtime, vetëm 411 u mbajtën nga kryetarët e komunave

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Sipas Institutit “GAP”, nga kryetarët aktual të komunave u dhanë 869 premtime, prej tyre 411 u mbajtën.

Kabina të reja për pritjen e autobuseve, ishte njëri nga premtimet e Shpend Ahmetit.

Por, përveç tij, kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, në vitin 2017, kishte dhënë edhe 80 premtime të tjera.

Tani kur është në fund të mandatit të dytë, Shpend Ahmeti, ka përmbushur vetëm 28 nga 81 premtimet e dhëna.

Kështu thuhet në platformën e institutit “GAP” të quajtur “Letërnjoftimi i Komunave” e ku është pasqyruar puna e kryetarëve të komunave që nga viti 2017.

Bekim Salihut, hulumtues në “GAP”, ka treguar se cilët janë kryetarët me përformancën më të mirë. Në total sipas këtij hulumtimi, nga kryetarët aktual u dhanë 869 premtime.

E kur kanë kaluar 4 vjet nga kjo, vetëm 411 prej tyre janë përmbushur.

Ndërkohë, shumë premtime, kishte dhënë edhe i pari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Nga 78 sosh, deri me tani Gjini ka mbajtur 29 premtime.

Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje që fitoi Prizrenin në zgjedhjet e kaluara para qytetarëve bëri 49 premtime ndërkaq përmbushi 25 prej tyre.

Ndërsa ai i Gjilanit, Lutfi Haziri, për mandatin e dytë, kishte dhënë 31 premtime.

E 14 prej tyre, Haziri i ka përmbushur.

Kurse, Agim Aliu, në 2017, qytetarëve të Ferizajt u kishte dhënë 38 premtime.

Ndërsa 21 prej tyre, i ka mbajtur.

Shumë premtime, kishte dhënë edhe i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti, gjithsej 72.

E 42 prej tyre, deri në dhjetor të vitit 2020, Ahmeti i ka përfunduar.

Ndërsa nga 24 premtimet e dhëna, 13 prej tyre i ka mbajtur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në këtë hulumtim nuk është përfshirë komuna e Podujevës, shkaku i ndërrimit të kryetarëve. Ndërsa nuk ka të dhëna, për kryetarët e komunave me shumicë serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme