Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimaj, ka thënë se gjatë javës së ardhshme qytetarët do të mund të testohen për COVID-19 edhe në laboratore private.
Kështu ka bërë të ditur ajo në Klan Kosova, duke shtuar se kjo do të ndihmonte në zbritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19.
“Unë jam konsultuar këto ditë me ministrin Armend Zemaj që ne të shtojmë kapacitet e testimeve – kjo do të ishte një prej mundësive që infektimet të janë shumë më ta pakta sepse një qytetar që ka simptoma dhe e bën testin brenda 3-4 orësh ai qytetar vetizolohet”.
“Tani është e pamundur që të bëjnë teste, kjo është ajo që vazhdimisht po kërkoj – pra të shtohet numri i testimeve”.