Prej të hënës mësimi në distancë nga klasa e parë deri të nëntën

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Asimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se do të fillojë mësimi në shumicën e lëndëve mësimore, për  klasat 1 deri në 9.

Masht poashtu ka njoftuar edhe për orarin e mësimit në distancë, ku mësimi do  të transmetohet në RTK.

“Menjëherë pas ndërprerjes së procesit mësimor (më 12.03.2020) si pasojë e pandemisë COVID-19, MAShTI ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë. Transmetimi i mësimit ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në ueb faqen e MAShTI-t eMesimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë).


MAShTI ka kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas orarit të bashkëngjitur, ndërsa të njëjat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi. 


MAShTI falënderon mbi 120 mësimdhënës dhe staf civil nga MAShTI, DKA e Prishtinës dhe Prizrenit që janë angazhuar drejtpërdrejt në përgatitjen e materialit mësimor virtual duke punuar çdo ditë në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë dhe në shkollën “Emin Duraku” në Prizren.


Falënderim i veçantë edhe për mbështetësit e pakursyer sikurse: OJQ TOKA, AShI, Kallxo, RTK, LinkPlus, GIZ, Banka Botërore dhe shumë vullnetarë të tjerë.    


Ju faleminderit të gjithëve dhe qofshi me shëndet!

Bashkengjitur e gjeni edhe  Orarin Javor te Transmetimit ne RTK 4 per klasat 1-9″

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme