Prekazi publikon listën e futbollistëve kundër Azerbejxhanit e Gjermanisë

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 16:39 | Nga

Përzgjedhësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Rafet Prekazi, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kosova luan kundër Azerbejxhanit më 22 mars nga orën 19:00 dhe kundër Gjermanisë, më 27 mars nga ora 18:45.

Të dyja ndeshjet zhvillohen në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe përkrahja e Dardanëve për djelmoshat e Prekazit pritet të jetë e madhe, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për këto dy ndeshje të rëndësishme, Kombëtarja U21, do ta mbajë, të hënën, më 19 mars në kompleksin “Top Football” në Mazgit.

Ja lista e futbollistëve të ftuar nga Prekazi
1.Visar Bekaj (FC PRISHTINA)
2.Florjan Smakiqi (FC FERONIKELI)
3.Mentor Boroci/Ardit Nika (FC HAJVALIA/FC RAMIZ SADIKU)
4.Denis Haliti (FC DRITA)
5.Kamer Krasniqi (Vfl OSNABRUCK)
6.Ardian Ismajli (HNK HAJDUK SPLIT)
7.Lirim Mema (FC EINTRACHT BRAUNSCHWEIG)
8.Arbenit Xhemajli (FC XAMAX)
9.Arian Kabashi (FC SION)
10.Besfort Kolgeci (FC EINTRACHT BRAUNSCHWEIG)
11.Albert Dabiqaj (FC FERONIKELI)
12.Dren Feka (FC LUZERN)
13.Kushtrim Shabani (FC LLAPI)
14.Ylber Maloku (FC TREPÇA ’89)
15.Florent Hasani (FC DIOSGYORI VTK)
16.Muharrem Jashari (FC TREPÇA ’89)
17.Roni Gashi (FC LIRIA)
18.Rron Broja (FC SHKUPI)
19.Valmir Sulejmani (HANNOVER ’96)
20.Mendurim Hoti (FC FERONIKELI)
21.Arber Hoxha (FC PRISHTINA)
22.Mirlind Daku (FC LLAPI)
23.Meriton Korenica (FC LIRIA)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme