Prekëse: Vajza 13-vjeçare e veteranit nga Mitrovica i shkruan letër kryeministrit Haradinaj

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 10:32 | Nga

Një nxënëse 13-vjeçare me sukses të shkëlqyer, e cila është vajzë e veteranit të UÇK-së, i ka shkruar letër kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt.
Ajo në këtë letër ia ka shkruar disa fjalë Haradinajt. Me kërkesë të autores, të dhënat mbesin konfidenciale.

Letra e e saj:

Letër e hapur për kryeministrin Haradinaj. Kryeministër, unë jam veq 13 vjeqe , jam një nxënëse e shkelqyer dhe jam e bija e një veterani të luftës gjë që më bën shumë krenare dhe sa herë që me jepet rasti e tregoj këtë.

Por sot dua të të tregoj diçka tjetër; unë jam nga Drenica por tani jetoj në një lagje të varfër të Mitrovicës dhe të njohurit e mi ose janë veteranë të vërtetë të mbetur jashtë listave sepse ato janë fryrë e stërfryrë e nuk po zënë më ,ose janë invalid lufte dhe ende edhe 17 vjet pas lufte nuk gezojnë kurfar benificionesh ose janë të pastrehë qe jetojnë me qera bile bile ndonjë edhe nepër podrume. Sot kishin degjuar për rrogën tuaj dhe gjithë grat e lagjes ishin mbledhur dhe thoshin:

U mos e gëzoft! , u ja zaft frymen!, u haram i koft a shumë po lodhet a, e për neve a po mendon kush ?

Kryeministër deshta me t’ thanë ruaju prej lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, e këtyre njerëzve po u bëhet padrejtësi e madhe tash e 17 vjet.Nese nuk i frikësoheni drejtësisë në tokë egziston një Drejtësi Hyjnore të ciles nuk i shpëton askush!

Zoti vonon por nuk harron!

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme