Premtimet e Lladrovcit mbeten për mandatin tjetër

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 08:49 | Nga

Kryetari i ri i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk do mund t’i realizojë të gjitha premtimet për investime që i ka bërë gjatë fushatës për zgjedhje të jashtëzakonshme për këtë Komunë. Shumë premtime do të mundë të realizohen, nëse fiton një mandat tjetër për ta drejtuar Komunën e Drenasit në zgjedhjet e përgjithshme lokale që parashihen të mbahen në fund të vitit 2017.

Lladrovci: Premtimet e mia për këtë mandat dhe tjetrin

Megjithatë, kryetari i sapo zgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një prononcim për Gazetën “Zëri”, është shprehur i sigurt në realizimin e gjitha premtimeve të tij.

“Kur kam parashtruar vizionin tim dhe projektet kapitale, i kam trajtuar brenda këtij mandati të cunguar dhe mandatin tjetër të plotë. Brenda këtyre mandateve do ta mbyll çështjen e infrastrukturës dhe disa çështje urgjente. Është e kuptueshme se të gjitha premtimet do t’i realizoj”, ka thënë ai.

Sipas Lladrovcit, fushat që do investojë ai do jenë jetike për Drenasin.

“Unë kam dhënë premtime të fokusuara në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi e fushat tjera jetike për Drenasin dhe qytetarët e Drenasit. Projektet e miratuara dhe buxheti tashmë janë miratuar nga tepricat, dhe rishikimi do të përdoret për situatat më emergjente për qytetarët”, ka përfunduar Lladrovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme