Premtimi i ministrit për rishikimin e koeficientit i kthen inspektorët shëndetësorë në punë

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Ende pa u bërë një javë prej ngritjes së pagave, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka garantuar se do të ketë një nismë të re që do të merret me pakënaqësitë e mjekësve, të cilët janë të punësuar në MSH si shërbyes civilë, për çështjen e rrogave.

Edhe pse inspektorët shëndetësorë me ligj e kanë kriter që këtë funksion kanë të drejtë ta ushtrojnë vetëm personat të cilët e kanë të kryer fakultetin e mjekësisë, farmacisë apo stomatologjisë, si dhe të jenë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, të kenë të dhënë provimin për inspektor dhe të kenë përvojë pune së paku pesë vjet në lëmin përkatës shëndetësor,ata nuk paguhen njëjtë si mjekët specialistë të cilët punojnë në spitale, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, ka edhe departamente të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë që mjekët specialistë shërbejnë si shërbyes civilë.

Të martën, Inspektorati Shëndetësor bëri të ditur se e vazhdon grevën e filluar më 21 janar për shkak të pakënaqësive me gradimin e Ligjit për paga. Kjo, për shkak se inspektorët shëndetësorë kanë mbetur me koeficientin 3.5, gjë që nuk u lejon t’i mbikëqyrin mjekët specialistë të cilët e kanë koeficientin 5.

Por një ditë më vonë, të mërkurën, ka mjaftuar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili që inspektorët shëndetësorë ta ndërpresin grevën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme