Në mbledhjen e 33-të të Qeverisë, kryeministri Haradinaj ka propozuar që të gjindet një zgjidhje për statusin e zjarrfikësve.
Ndërsa Ministri Sefaj ka paralajmëruar se do të angazhohet për zgjidhjen e statutit të zjarrfikësve duke i kthyer komplet në menaxhim dhe financim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Bedri Hamza, ministër i financave, tha se ka nevojë për përkrahje të zjarrfikësve dhe do të merret në konsideratë kjo çështje nga ministria e financave.
Kujtojmë se zjarrfikësit i menaxhon MPB-ja ndërsa paguhen nga komuna e Prishtinës.