Prenkaj: Bordi i Paqes mund t’i sjellë Kosovës njohje nga shtetet pjesëmarrëse

Prishtinë | 22 Jan 2026 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj ka vlerësuar se Bordi i Paqes mund t’i sjellë Kosovës njohje nga shtetet pjesëmarrëse.

Ai deklaroi se formimi i këtij bordi është lajm i mirë për Kosovën dhe sipas tij, vendi ynë duhet ta shfrytëzojë për njohje pjesëmarrjen në të

“Kosova, që është një prej vendeve themeluese është lajm i mirë. Unë mendoj se në këtë platformë, Kosova hyn në një kapitull të ri. Tash jemi në një platformë ku shumica e vendeve nuk na kanë njohur. Kam dëshirë të besoj se edhe kjo marrëveshje do të na sjellë njohje së paku nga këto vende që sot ishin të ulur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”.

“Është radha që Kosova ta kapitalizojë pjesëmarrjen në këtë platformë”, shtoi Prenkaj në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Bordi i Paqes u themelua sot në Davos të Zvicrës, me iniciativë të presidentit amerikan, Donald Trump ku presidentja Vjosa Osmani firmosi anëtarësimin e Kosovës në të.

Të ngjashme